Report TV - Veliaj: BunkArt e ka kthyer zonën e Dajtit në një atraksion turistik

2017-02-21 3

Banorët e Qesarakës në Njësinë Administrative Dajt kanë një rrugë të re që i lidh me pjesën tjetër të qytetit të Tiranës. Gjashtë muaj nga fillimi i punimeve, Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës. Në fjalën e tij kryebashkiaku Veliaj e ka cilësuar hapjen e BunkArtit si një atraksion turistik për zonën e Dajtit.

?Ky investim është një premtim i mbajtur. Do të vazhdojmë edhe me investime të tjera në zonë e Dajtit?, kryebashkiaku Veliaj. Rruga e re, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, jo vetëm që do t?u vijë në ndihmë banorëve për të lëvizur, por edhe do t?i japë vlerë më të madhe pronës së tyre. ?Rruga e re i ka shtuar vlerën shtëpive këtu. E di se shumë shqiptarë kanë pritur prej kohësh të shohin se si taksat e tyre përkthehen në investime, ndaj në më pak se një vit i kemi përkthyer në investime taksat që qytetarët paguajnë modestisht në Tiranë. Çdo qytetar ka sot garancinë se çdo qindarkë që jep në Bashkinë e Tiranës, i përkthehet në investim, çdo investim ia rrit më shumë vlerën pronës së tij, ashtu siç ka ndodhur në qendër të Tiranës, por edhe këtu në periferi?, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se kjo rrugë është një nga disa ndërhyrjet që Bashkia e Tiranës ka vendosur të bëjë në këtë zonë, për ta kthyer atë në një pikë tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj, si dhe për ta kthyer gjithë zonën e Dajtit në një qendër të rëndësishme urbane. ?Zona e Dajtit sot ka edhe disa atraksione të tjera; Teleferikun, hyrjen për te Bunk?Art, disa ndërhyrje që po bëjmë në parkun e Dajtit. Me vizonin e planit urbanistik të Tiranës, planifikojmë që zona Kinostudio-Dajt të jetë një ndër qendrat e Tiranës policentriste, siç do të jetë Kombinati, Lapraka. Besojmë se vetëm duke grupuar Tiranën në këto poliqendra, do të mund të jemi një qytet më funksional?, theksoi kreu i bashkisë. Gjithashtu, në vëmendje të Bashkisë së Tiranës janë edhe investimet në infrastrukturën arsimore dhe sociale të zonës, siç kopshtet, shkollat, etj.

Free Traffic Exchange