Mustafa: Rishikim formatit të bisedimeve - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-21 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prishtina zyrtare po punon per ndryshimin e formatit te bisedimeve me palën serbe. Deklarata është bërë nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në një intervistë për ?Zërin e Amerikës?. Qëllimi i qeverisë sipas tij, është që të ketë një përfshirje sa më të gjerë të institucioneve dhe shoqërisë civile në këto bisedime.?Sa i përket formatit, në të vërtetë edhe po mendojmë për këtë. Do ta rishikojmë edhe njëherë formatin. Për mua është me rëndësi që të kemi sa më shumë involvim të të gjitha institucioneve përgjegjëse të Republikës së Kosovës, të Presidencës edhe të Parlamentit, por edhe shoqërisë civile në këtë proces. Të shohim mënyrën se si ta kyçim Parlamentin më shumë edhe në fazën përgatitore, por edhe pasi që të kthehemi nga faza të ndryshme të dialogut në Bruksel, në mënyrë që pastaj vendimet që i marrim aty të jenë të pranueshme edhe për deputetët edhe për qytetarët?.Mustafa deklaroi se marrëveshjet e nënshkruara deri më tani si për kufirin me Malin e Zi, ashtu dhe për bashkësinë e komunave serbe janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.