Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama tha se reforma në drejtësi po has në kundërshti të fortë. Për të realizuar këtë reformë duhet sakrificë dhe ndëshkueshmëri. Në fjalën e tij në Akademinë Politike të PS, Rama tha se për të ndërtuar Shqipërinë e gjeneratës tjetër duhet kosto dhe sakrificë.
Rama: Nuk ka reforma pa rezidencë, shikoni reformën në drejtësi është kyçi për të çelur përfundimisht derën e negociatave me BE, për të kaluar nga një vend kandidat në një vend që negocion në tavolinë për tu anëtarësuar në BE. Çfarë e pengon këtë reformë dhe në parim kush mund të thotë dhe mund t?i dalë kundër kësaj nevojë që është historike për shqiptarët. Askush nuk mund të thotë se është kundër kësaj. Por është qartësisht evidente që kundërshtia është shumë e fortë sepse reforma në drejtësi është një reformë për Shqipërinë e gjenratës tjetër, dhe Shqipëria e gjeneratës tjetër nuk ndërtohet pa sakrifica dhe kosto dhe pandëshkueshmëri për çka ka ndohur. Shqipëria e gjernatës tjetër nuk mund të jetë Shqipëria e pandëshkueshmërisë.
Për të ndërtuar këtë duhet të përballemi me agrsivitetin e forcave konservatore, e një të djathte që është primitive dhe që me të djathtën europian ka pak ose aspak të bëjë. Kjo është përballje që kemi nevojë për energji të mëdha, ndërveprime të shumta. Është një përballje brenda shoqërisë. Mes atyre që mendojnë se nuk mund të vazhdohet me të njëjtin avaz.
Kryeministri dhe kreu socialist Edi Rama bëri një dallim mes të majtës dhe të djathtës. Ai tha se të jesh i majtë do të thotë të besosh se ka edhe më mirë. Ndërsa të jesh i djathtë sipas Ramës do të thotë të besosh se ka edhe më keq.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-reforma-ne-drejtesi-has-ne-kundershti-te-forte-duhet-sakrifice-dhe-kosto/