Report TV - Dhunoi gazetarin Ilnica , Alban Vogli para gjykatës

2017-02-21 25

U arrestua si person i dyshuar për dhunën ndaj gazetarit Sportiv Eduart Ilnica prokuroria kërkon arrest me burg për presidentin e klubit sportive Kastrioti Alban Voglin.Ndërkohë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Alban Voglit ku pritet të jepet vendimi pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë për ta lënë në burg.

Sipas avokatit arrestimi është i paligjshëm dhe nuk ka kushte flagrance pasi ai ka shkuar vetë në polici pasi u kërkua si i dyshuar për ngjarjen

Kërkesa për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj Voglit u depozitua të mërkurën në gjykatën e Tiranës. Dhe pse zyrtarisht Vogli nuk ka mbajtur asnjë qëndrim qoftë nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës burime për ReportTv bënë me dije se ai ka mohuar akuzën gjatë takimit me oficerët e policisë gjyqësore duke u shprehur se nuk ka dhunuar gazetarin dhe nuk e njeh atë.

Free Traffic Exchange