Report TV - Rama inspekton punimet në rrugën e plazhit e atë Hidrovor-Hamallaj

2017-02-21 11

Në Katund të Ri të Durrësit ka nisur rikonstruksioni i rrugës Hidrovor-Perlat-Hamallaj, një investim i rëndësishëm që lehtëson lidhjen me tregun për fermerët e zonës. Projekti, me vlerë rreth 75 milionë lekë, përfshin edhe zgjerimin e tre urave dhe kanalizimet e ndërtimin e trotuareve në qendrat e banuara.

?Janë rreth 6.4 kilometra rrugë që i shërbejnë 6 mijë banorëve të zonës, nga Perlati deri në Hidrovor. Por është edhe një rrugë turistike. Kemi një investim shumë të madh si zonë turistike, e cila lidh autostradën Durrës-Tiranë me detin. Është një rrugë jo vetëm për banorët e fermerët, por edhe turistët. Është një rrugë që do t?i japë zhvillim agro-turizmit se lidhet me kodrat e Ishmit dhe fushat e Hamallajt? - informoi kryetari i Bashkisë Vangjush Dako.

Jo më ujëra të zeza që derdhen në det në plazhin e Durrësit.

Zona përgjatë rrugës ?Pavarësia?, që nis nga Ura e Dajlanit deri në Plepa, po i nënshtrohen rehabilitimit të plotë.

Infrastruktura nëntokësore ekzistuese e saj, një nga zonat më të populluara në muajt e verës, gjatë së cilës përllogariten rreth 23 mijë vizitorë ditorë (dhe rreth 22 mijë banorëve rezidentë), nuk e përballon këtë fluks, ndërkohë që hapësirat publike janë të pakta dhe furnizimi me ujë të pijshëm është një problem. Në zonë kanë nisur tre investime në infrastrukturën e ujit të pijshëm, sistemimin e ujërave të zeza që do t?i japë zgjidhje problemit të furnizimit me ujë dhe derdhjes së ujërave të zeza në det.

?Është investimi më madhor që kryhet në rrugën e Plazhit. Një investim që përbëhet nga tre investime. Kemi një investim të Bankës Botëror për sistemimin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Përfundimisht, e gjitha zona e plazhit të Durrësit nuk do të ketë më jo vetëm derdhje të ujërave të zeza në det, por edhe të gjithë banorët nuk do të kenë më tuba dhe rrjete të amortizuara. Përfundimisht zgjidhet problemi i trajtimit të ujërave të zeza. Është ndërtuar kolektori kryesor dhe të gjithë ujërat e zeza do të mblidhen në këtë kolektor dhe do të shkojnë në impiantin e ujërave të zeza. Nga ana tjetër kemi një investim të qeverisë shqiptare, 1.6 milionë dollarë, për furnizimin me ujë të kësaj zone E gjitha zona e pazhit do të ketë një rrjet të ri, pasi kemi pasur një rrjet totalisht të amortizuar, të investuar 30 vite më parë. Tashmë do bëhet komplet ky rrjet i ri, i cili do të lidhet me furnizimin nga depot e zonës së Divjakës dhe Çermës që do të sjellin ujë për zonën turistike të plazhit,? ? dha detaje të investimeve kryetari i bashkisë Vangjush Dako.

Krahas rehabilitimit të infrastrukturës nëntokësore po vijohet me rikualifikimin e hapësirës në të dy anët e rrugës ?Pavarësia? si dhe rikonstruksioni i rrugëve dalëse në plazh. Duke ruajtur destinacionin e saj si rruge turistike, prioritet i jepet lëvizjes këmbësore dhe biçikletave. Këto investime nuk do të prekin asgjë nga investimi i bërë dy viti më parë për ndërtimin e korsisë së biçikletave, gjelbërimin dhe ndriçimin.

Free Traffic Exchange