Klemend Balili, drejtori i Transportit Rrugor në Sarandë, i cilëson akuzat e PD ndaj tij si" Baroni i Ballkanit", si shpifje të opozitës.
Ai thotë se ka dëshmi penaliteti të pastër dhe se sistemi TIMS mund ta vërtetojë se ai ka vite që nuk ka shkuar në Greqi.
"S'kam lidhje me shpifjet e opozitës. Çdo gjë është politike. Unë kam një dëshmi penaliteti të pastër, në Greqi kam vite që nuk kam shkuar. Kjo është shumë e thjeshtë për t'u vërtetuar nga sistemi TIMS. Mendoja se këto akuza bëheshin thjesht në kohë fushate, shpifje dhe trillime me emra të përveçëm të zyrtarëve të PD," shprehet Balili duke shtuar se do të dërgojë në gjykatë çdo kënd që përbalt emrin e tij.