Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
nteresat e bonove të thesarit kanë zbritur në minimumet historike, duke reflektuar politikën e Bankës së Shqipërisë për të ulur koston e lekut. Në ankandin e fundit, interesat e bonove 1 vjeçare zbritën në 1.38%, ndërsa ato 3 mujore në 0.99%. Nga ulja e interesave të bonove të thesarit ka përfituar Qeveria, e cila e blen më lirë borxhin te qytetarët e saj, ndërkohë që këta të fundit pas humbjes së avantazhit përfitues nga depozitat, po humbasin edhe mundësinë për të fituar nga bonot e thesarit.
Uljet e vazhdueshme të normës bazë të interesit për lekun nga Banka e Shqipërisë, ku e fundit ishte ajo e 4 majit, janë reflektuar te bonot e thesarit.
Interesat e këtyre letrave me vlerë të Qeverisë, që deri tani janë parë si një alternativë e mirë investimi, kanë pësuar rënie të ndjeshme, duke mos qenë më të leverdishme për qytetarët.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/interesat-zbresin-ne-minimumet-historike-humbasin-qytetaret-perfiton-qeveria/