Debate e marrëveshje në hapin e parë të drejtësisë, ekspertët tërheqin nenin për dekriminalizimin

2017-02-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Reformës në Drejtësi, ka nisur shqyrtimin nen për nen të draftit të ekspertëve ndërkomëbatrë, ku janë ndeshur dhe mosmarrëveshjet e para. Mazhoranca dhe opozita kanë debatuar ashpër mbi nenin 3 draftit të ekspertëve ndërkombëtarë që ndryshonte nënin 6.1 të kushtetutës që sanksionon se ndalohen perjetësisht zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik nëse verifikohen rrethana që cënojnë integritetin e funksionarit publik.
Drafti i ekspertëve përmes nenit 3 kufizonte kohën e ndalimit për për tu zgjedhur apo emëruar nëse funksionari kishte kryer një krim. Kjo dispozitë është cilësuar e papranueshme nga ana e opozitës, me argumentin se cënon ligjin e dekriminalzimit.
Por pavarësisht kësaj neni është hedhur në votim ndërsa 5 deputete të mazhorancës kane votuar pro dhe 5 të opozitës kunder dhe në këtë moment ka ndërhyrë me lëvizjen e tij të votës së dyfishtë kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj, duke sjellë miratimin e dispozitës së debatueshme.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/halimi-pa...

Free Traffic Exchange