Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mungesa e elementëve të sigurisë në rrugë është një ndër pistat kryesore ku po heton prokuroria e Kavajës në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në Qerret pasditen e së shtunës ku dy fëmijë humbën jetën dhe nëna me vëllain 1-vjeçar mbetën të plagosur.Ekspertët rrugorë mendojnë se aksidenti i një ditë më parë nuk do të kishte bilanc tragjik, nëse barriera anësore prej metali nuk do të ishte e ndrëprerë.
Mungesa e elementeve të sigurisë dyshohet të jetë bërë shkak për aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e së shtunës në Qerret, ku dy fëmijë humbën jetën dhe nëna e vëllai i tyre 1-vjeçar mbetën të plagosur lehtë. Referuar mungesës së elementeve të sigurisë, prokuroria e Kavajës ka nisur kryesisht hetimet për përgjegjësit e rrugës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/aksidenti-ne-durres-prokuroria-dhe-ekspertet-shkak-mungesa-e-elementeve-te-sigurise/