Tregtarët e Vaut të Dejës kanë dal sot në protestë kundër transferimit të tregut në një vend tjetër.
Sipas tregtarëve dhe fermerëve të Shelqetit, bashkia po ndryshon vendin e tregut pas 20 vitesh. Në shenjë revolte ata po protestojnë duke hedhur produktet në rrugë.
Prej 3 javësh fermerët e kësaj zone nuk lejohen të tregtojnë pranë tregut të Shelqetit, ndërsa u kërkohet që të tregtojnë në tregun e Melgushës i cili ndodhet disa km larg.