Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një e moshuar në Malaj të Mirditës, jeton e vetmuar pa asnjë të ardhur për të jetuar. 82-vjeçarja rrëfen se pas vdekjes së bashkëshortit, jeta e saj u vështirësua edhe më shumë, ndërkohë që edhe banesa e vjetër rrezikon të shembet nga erozioni i vazhdueshëm i zonës kodrinore.
Një 82-vjeçare në Malaj të Mirditës, jeton në kushte ekstreme varfërie.Me vdekjen e bashkëshortit, Prena Leka humbi dhe të ardhurat e vetme për të siguruar ushqimin e përditshëm.
E moshuara thotë se rrezikon jetën në banesën e vjetër që mund të shembet nga çasti në çast, për shkak të rrëshqitjeve të shpeshta te zonës kodrinore.
Ajo nuk ka vite pune për të përfituar pension dhe nuk trajtohet as me ndihmë ekonomike dhe nuk janë të pakta rastet kur ka fjetur pa ngrënë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/e-moshuara-e-vetmuar-jeton-me-miser-te-zier-rrezikon-ti-shembet-shtepia/