Vështirësia në hapjen e bizneseve të reja, procedurat e ankimimeve, kategorizimi i subjekteve jo sipas standardeve të tatimeve, taksimi për niptet sekondare apo taksat e tabelave informuese.
Janë këto disa prej problemeve të Evidentuara nga Bizneset e Dhomës Amerikane të Tregtisë në raport me njësitë vendore.
Në një takim me përfaqësues të Bashkisë Artan Bozo, Kryetar i Komitetit të Taksave të Kësaj Dhome, kërkoi më shumë bashkëpunim nga Bashkia e Tiranës ku vjen fjala te klima e të bërit biznes.
I pranishëm në takim, Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku tha se institucioni është i hapur për çdo konsultim me biznesin.
Por ai vuri theksin te rigoroziteti në mbledhjen e taksave për të pasur një mjedis të kënaqshëm biznesi, si dhe shërbimet e duhura për Tiranën.