Denoncimi - Alibeaj: A manipuloi qeveria shenjat e gishtërinjve të Arben Frrokut?

2017-02-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike zbuloi të tjera prova në lidhje me Arben Frrokun, që sipas saj ka mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.
Enkelejd Alibeaj ngriti disa pyetje në lidhje me arrestimin në Holandë të të dënuarit me burgim të përjetshëm, duke aluduar se autoritetet shqiptare kanë manipuluar shenjtat e gishtërinjve në kartelën shoqëruese për shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar.
Sipas Alibeajt, për këtë arsye u vonuan procedurat e ekstradimit nga Holanda. Në pyetjen drejtuar qeverisë, Alibeaj aludon gjithashtu se qeveria shqiptare ka ridërguar në Holandë dosjen për Frrokun pas denoncimit të bërë nga ish-kryeministri Berisha.
Alibeaj: Kur kartela me shenjat e gishtave që krerët e policisë dërgojnë në qendrën e Interpolit është e pavlefshme, atëherë policia e një vendi tjetër nuk mund të nisë procedurat e ekstradimit pasi konfirmimi i identitetit bëhet i pamundur. Edhe 1 javë kohë i duhej aleatit të Edi Ramës, t?i shpëtonte policisë holandeze e të fitonte sërish lirinë. Këto nuk janë thjesht dyshime për një rast të lidhjes së krimit me pushtetin, por janë pikëpyetje që vënë në dyshim Edi Ramën dhe qeverinë e tij.
Kreu i Departamentit të Rendit dhe të Sigurisë në PD, thotë se nuk mund të pritet drejtësi nga një kryeministër që i shërben deri në fund krimit dhe mbron atë, duke i kërkuar Prokurorisë që të hetojë me imtësi rastin për të vërtetuar nëse u manipuluan gjurmët e gishtërinjve.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/alibeaj-a-manipuloi-qeveria-shenjat-e-gishterinjve-te-arben-frrokut/