Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Anëtarësimi i Kosovës në UEFA shënoi triumfin e parë historik të Federatës Kosvare të Futbollit. Një arritje që do ti japë mundësinë shtetit më të ri në ballkan të përfaqësohet në arenat europiane.
Presidenti i këtij insitucioni në Kosovë Fadil Vokrri në një lidhje telefonike për emisionin Sport Magazinë deklaroi se ky rezultat erdhi për meritë të gjithëve, e megjithatë vecoi presidentin e pezulluar të UEFA ?s Michel Platini si lobuesin më të madh në këtë drejtim.
Ai gjithashtu theksoi se lojtarët me origjinë kosovare që luajtën për kombëtaret e tjera do të jenë të lirë të zgjedhin dhe nuk do ti ushtrohet asnjë presion në këtë drejtim.
Për më shumë klikoni në http://sport.oranews.tv/anetaresimi-i-kosoves-vokrri-ne-sport-magazine-merite-e-te-gjitheve/