Report TV - "Xibraka",Gjykata urdhëron Policinë të kryejë kontrolle për Genci Xhixhën

2017-02-21 0

Procesi gjyqësor për laboratorin e kokainës në Xibrakë dhe pas një viti hetimesh ka nisur me shtyrje. Shkak është bërë mungesa e 5 të pandehurve nga 10 të akuzuar mes tyre dhe Genci Xhixhës i cili prej më shumë se 1 viti ndodhet në arrati.

Ndërkohë gjyqtarja Iliriana Olldashi kërkoi që sjelljen e Genci Xhixhës në gjykatë të urdhërohet policia e Tiranës dhe e shtetit të kryejnë kontrolle në të gjithë territorin e vendit.

Dhe pse Xhixha nuk ishte i pranishëm me anë të familjes ai kish zgjedhur avokat mbrojtës ndërsa ranë sy dhe mungesa e Ermal Hoxhës nipit të ish diktatorit i cili është i pandehur dhe arrestuar pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit.

Në këtë seancë nuk mungoi dhe përkthyesja e dy të pandehurve kolumbian Walther Moreno dhe Cesar Avila për të cilët u kërkua që gjykata të përkthej materialet në Spanjisht pasi ata nuk kuptojnë shqip dhe sipas ligjeve kanë të drejtë të njihen me akuzën në gjuhën e tyre.

Një vite më parë në Janar 2015 në bashkëpunim me prokurorinë e krimeve të rënda policia e shtetit arriti të zbuloj laboratorin e kokainës në Xibrakë dhe të arrestonte personat e pandehur duke ju sekuestruar atyre një sasi të konsiderueshme droge, para dhe automjete.

Free Traffic Exchange