?Doktor Jonuzi dhe bashkëpunëtorët e tij?, libri me autor Doktor Flamur Tartar i jep përgjigje disa çështjeve dhe emrave më të rëndësishëm në 86 vite mjekësi shqiptare.
I ftuar në emisionin e mëngjesit ?Rreze Dielli?, doktor Flamur Tartari solli dëshminë e tij me anë të këtij libri lidhur me harresën e figurave të mjekësisë shqiptare dhe që këtë vit është 90 vjetori i mjekësisë tonë duke sjellë në qendër Doktor Osman Jonuzi si babain e mjekësisë shqiptare.
"Jonuzi që 95 vjet më parë ka themeluar gjinkologjinë, spitalin e parë. Këtë vit kemi 90 vjetorin e hyrjes së Shqipërisë në OBSH."-tha Tartari
Doktor Flamur Tartari, 50 vjet kirurg kujton hapat e parë të mjekësisë shqiptare si dhe punën e mjekëve shqiptar. Ai sjell fakte interesante të spitaleve, operacioneve kirurgjikale, mjekëve në vitet e para të mjekësisë shqiptare.
"Osmani ka operuar një tumor të mitrëës pa oksigjen pa asgjë një grua 47 vjeç. veëm nga dëshira nga pasioni që kishte për punën"-shprehet ai
Qëllimi i doktor Tartari në pasionin e tij është që të nxirret e vërteta e mjekësisë shqiptare.