http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Financave ka firmosur udhëzimin, i cili ka si qëllim lehtësi tek fermerët. Në një dalje për mediat Arben Ahmetaj, sqaroi se skema e re parashikon që fermerët do të mund të tregtojnë me para në dorë, e njëkohësisht të përfitojnë rimbursimin për 20 të TVSH-së.?Lejohet të kryhen shitje me para në dorë deri në vlerën 30 mijë lekë të reja që një fermer kryen. Thënë thjesht, pra në masën 30 mijë lekë të reja, transaksioni kryhet me para në dorë dhe vetëm për një NIPT. Ky është transaksion ditor. Ky fermer mund të kryej transaksione ditore në këtë masë. Shitjet nëpërmjet bankës do të bëhen nga shitja mbi 150 mijë lekë. Pagesat për shitjet nga 30 mijë lekë deri në 150 mijë lekë kryhet nëpërmjet filialeve të Postës.?Lehtësi parashikohet në udhëzim edhe për ekspertuesit.?Eksportuesit e produkteve bujqësore, klasifikohen me risk zero dhe ata kanë të drejtën e rimbursimit të TVSH-së brenda 30 ditëve. Rimbursimi bëhet automatik pa qenë nevoja për kontroll?.I pyetur mbi paketën fiskale të propozuar nga opozita, ministri i Financave rezervon komente negative. Ahemtaj bëri me dije se brenda dy javëve të ardhshme qeveria do të prezantojë paketën për industrinë minerare, e cila për shkak të konujturave ndërkombëtare, ka nevojë për mbështetje.