Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nis prerja e lidhjeve të paligjshme në kuadër të reformës së ujit të prezantuar vetëm pak ditë më parë në kryeministri.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, u ndal në ujësjellësin e Qafë Thanës në bashkinë e Prrenjasit, ku tha se një nga objektivat kryesore të reformës së ujit, është eliminimi i humbjeve në rrjetet e Ujësjellësave, që shkon në 67 %.
Edmond Haxhinasto: Një nga objektivat kryesore është eliminimi i humbjeve në rrjet. në ujësjellësin Qafë Thanë do të ndërpriten lidhjet e paligjshme me qëllim furnizimin më të mirë me ujë të qytetarëve në këtë bashki.
Në këtë inspektim Ministri Haxhinasto, ishte I shoqëruar edhe nga kryetarja e Bashkisë Prrenjas, Miranda Rira. Pas Prrenjasit aksione kundër lidhjeve të paligjshme do të shtrihen edhe në 60 bashkitë e tjera të vendit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nis-prerja-e-lidhjeve-te-paligjshme-te-ujit/