Fundjava kulturore në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-21 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Klasikja dhe modernia gërshetohen bukur këtë fundjavë artistikisht në kryeqytet. Fundjava nis sot në Teatrin e Operës dhe Baletit me dy nga kompozitorët më klasikë të kohërave. ?Simfonia e 25? e Moxart dhe ajo koncertale e Haydn vijnë të interpretuara nga e gjithë orkestra e këtij teatri që shoqëron artistët Ilir Mergjyshi në violincele, Fatos Bardulla në violinë, Orges Malaj në fagotë dhe Erik Tauzi në Oboe. Sam Shepard me veprën e tij ?Mallkimi i fukarenjve? vijon rrugëtimin artistik në Teatrin Kombëtar, ashtu sikurse edhe në skenën eksperimentale të kryeqytetit vijon shfaqja ?Made in Albania?. Eventi artistik më modern i kësaj fundjave është ai i galerisë së universitetit të artit që mbledh 4 artistë bashkëkohorë në ekspozitën ?Kahe?, ku nuk përfshihen vetëm piktura, por edhe dy instalacione.Një kthim pas për t?i bërë një analizë artit të realizimit socialist është konferenca dyditore në Muzeun Historik Kombëtar, ndërsa premierën më të re për publikun e vogël e ofron teatri eksperimental Kujtim Spahvogli. Shfaqja ?Minions në udhëtim? fton të gjithë fëmijët t?I afrojnë edhe të rriturit me teatrin.