Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arrestimi i Arben Frrokut, në Holandë i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ishe oficerit të polcisë Dritan Lamaj, bëri që partia demokratike të akuzojë Kryeministrin dhe Ministrinë e Brendshme.
Drejtuesi i departamentit të sigurisë Enkelejd Alibeaj, tha se Frroku është arrestuar nga autoritet holandeze që më 6 mars, por autoritetet shqiptare kanë vonuar dërgimin e të dhënave në shtetin e Bashkimit Evropian.
Alibeaj akuzon kryeministrin, se i ka hapur kufijtë Arben Frrokut për t?u arratisur para se Gjykata e Apelit ta dënonte me burgim të përjetshëm.
Sipas demokratëve, ishte denoncimi publik i bërë nga, ish-kryeministri Sali Berisha, që i detyroi Tahirin e Ramën të dërgojnë të dhënat, të cilat sipas tij konfirmua se ishte Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm, shtetasi i ndaluar në Holandë me identitet tjetër të falsifikuar.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/arben-frroku-i-arrestuar-prej-6-marsit-pd-akuzon-qeverine/