Akademia e Shkencave dhe institucionet e kulturës po e harrojnë 450-vjetorin e lindjes së Pjetër Budit dhe shtëpinë e tij. Ndërsa drejtori i Qendrës së Studimeve ?Budi?, Behar Gjoka me Shoqatën kulturore të Matit e përkujtuan me aktivitete, ndërsa kryen më parë vizitën në shtëpinë e Budit.
"Shkuam në trojet ku ka lindur Budi. pavarësiosht njohjes që kam për veprën e Budit, diçka përsëri mungon. Ishte ajo që quhet kontakt shpirtëror. Ishte ajo që quhet nevojë e komunikimit të pandërprerë me këtë vlerë kombëtare të gjuhës e kulturës," tha Behar Gjoka.
Në shtëpinë ku para 450-vjetëve lindi Pjetër Budi, në Gur të Bardhë të Matit, ende ka trashëgimtarë. Pas ndërrimit të fesë nga katolikë në myslimanë u quajtën Bode. Zonja e shtëpisë, Sofia është e vetëdijshme për vlerat e Budit: