Deputetët e shumicës kanë miratuar sot në Kuvend ligjet e paraqitura në rendin e ditës, ndërkohë që opozita nuk ishte e pranishme në Parlament.
Bojkotin e saj opozita e kishte paralajmëruar ditë më parë, menjëherë pas vendimit të byrosë së kuvendit e cila e dënoi ish kryeministrin Sali Berisha me 10 ditë përjashtim nga punimet, për shkak të thirrjes së tij për armatosje të popullit.
Në sallën e kuvendit kanë qenë të pranishëm vetëm deputetët e maxhorancës të cilët kanë miratuar edhe projektligjet e miratuara në rendin e ditës.
Kështu, ligji ?Për vullnetarizmin? është miratuar me 75 vota pro, 1 abstenim, asnjë kundër, ku nuk votuan Nard Ndoka dhe Vangjel Dule.
Ndërkohë me 75 vota pro u miratua ligji ?Për faljen e detyrimeve të ish ushtarakëve në skemën e pensioneve suplementare?
Për ligjin ?Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël? kanë votuar 74 vota pro dhe asnjë kundër.
Ligji ?Për miratimin e strukturës dhe organikës së ERRU-s? u miratua me 76 vota pro.
Ndërkohë, projekt rezoluta për Avokatin e Popullit është miratuar me 76 vota pro. Ajo për veprimtarinë e KQZ-së u miratua me 75 vota pro, ndërkohë ajo e komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe për veprimtarinë e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, për vitin 2015 janë miratuar me 76 vota pro.
Sakaq, pas dorëheqjes së dhënë nga deputetja Sonila Caka, për arsye personale, nga komisioni për hartimin e Reformës në Drejtësi, ajo është zëvendësuar nga kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.