Myrtaj: “21 janari” në Strasburg - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-21 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbyllja pas tre vjetësh e dosjes së 21 Janarit është pritur me revoltë nga familjarët e Faik Myrtaj. Djali i tij Renato, thotë se e priste këtë vendim nga Gjykata e Lartë, ashtu siç nuk beson tek reforma në drejtësi. Por kjo, nuk do ta ndalë atë në beteje për të dënuar vrasësit. Gjykata e Lartë rrëzoi të hënën rekursin e Prokurorisë për dosjen e 21 janarit. Ajo nuk pranoi kërkesën e Prokurorisë, për të dënuar me 23 vite burg ish-Komandantin e Gardës Ndrea Prendi dhe 25 vjet për gardistin Agim Llupo. Dosja u shqyrtua në Dhomë Këshillimi dhe ajo nuk kaloi fare në seancë gjyqësore. Në këtë mënyrë, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila dënoi me një vit burg Prendin dhe 3 vjet Llupon, duke i konsideruar si fajtor për vrasje nga pakujdesia.

Free Traffic Exchange