Agjencia e Trajtimit të Pronës njoftoi dje se duke fillkuar nga dita e sotme pranon kërkesa për dëmshpërblim nga ana e gjithë atyre pronarëve të trojeve, që janë zënë tashmë nga ndërtimet pa leje, port ë cilët përfitojnë njohjen e pronës së re nga ligji për legalizimin. AKP njoftoi dje se, në mbështetje dhe në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010
"Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave shpall fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për shpërndarjen e kësteve për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale, emrat e të cilëve janë miratuar me VKM Nr.220, datë 23.03.2016 "Për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale".
Procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond fillon sot, më datë 26 prill 2016 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar apo limituar në afat. Pra, një qytetar i interesuar munda ta paraqesë edhe më vonë kërkesën e tij dhe ajo nuk parashkruhet.
Me këtë rast, ATP ka ftuar të gjithë subjektet e interesuara, emrat e të cilëve janë miratuar me VKM Nr.220, datë 23.03.2016 "Për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", të paraqiten pranë zyrave të saj për dorëzimin e kërkesës për kompensim nga fondi i ALUIZNI-t.
ATP ka ngritur tashmë edhe grupin e punës, i cili do të kryejë pranimin dhe regjistrimin e kërkesave të subjekteve të interesuara. Të gjithë subjektet e interesuara mund të paraqiten në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, me adresë Rruga "Muhamet Gjollesha", Nr. 54, Tiranë, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 09:00 ? 12:00, deklarohet në njoftimin zyrtar të Agjencisë së Trajtimit të Pronës.
Të dhënat e subjekteve përfitues janë të evidentuara në listën që i bashkëlidhet VKM Nr.220, datë 23.03.2016 "Për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", ku përcaktohet shpërblimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale të miratuara deri më tani.
Aplikuesit kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2.000 lekë dhe gjithashtu të hapin në emër dhe për llogari të tyre, një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë.