Report TV - Tiranë-Kashar-Durrës, u shpenzuan 4 mln euro, sinjalistika paplotësuar

2017-02-21 1

Segmenti i Autostradës Kashar-Durrës ka mbetur dukshëm i paplotësuar me elementete e sinjalistikës dhe ndriçim, megjithëse Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpenzuar rreth 4 milionë euro për këtë qëllim vitin e shkuar. Sipas analizës së vetë ARSH, gjatë vitit të shkuar për sinjalistikën janë shpenzuar 1,2 miliardë lekë (8.5 mln euro). Por pjesa më e madhe e fondit të vënë në dispozicion të Autostratdës Tiranë-Durrës dhe Kashar Rinas, prej 548.7 milionë lekësh, është përdorur në segmentin Tiranë Kashar.

Probleme të rënda në menaxhimin e fondeve për projektet rrugore evidenton edhe Kontrolli I Lartë I Shtetit. Në raportin e vitit 2016 për ARSH, KLSH konkludon se institucioni reflekton një nivel të ulët përgjegjshmërie me pasoja negative në efektivitetin e përdorimit fondeve buxhetore në këtë sektor strategjik. Dëmi i konstatuar arrin në rreth 634 milionë lekë (afwrisht 5 milionw euro), dëm i ardhur kryesisht nga mungesa e supervizimit gjatë zbatimit të projekteve në infrastrukturën rrugore.

Raporti I KLSH flet për tendera të parregullta, favorizim të subjekteve të caktuar për të kryer punimet, ccmime të fryra për punimet, apo mospenalzim të kontraktorëve për cilësi të dobët. Për të gjitha shkeljet e konstatuara në Raportin përfundimtar të Auditimit, KLSH ka kërkuar dhënien e masës disiplinore ?Largim nga shërbimi civil? për 10 nëpunës të ARRSH, në varësi të përgjegjësive të evidentuara, si dhe për drejtorin e institucionit Dashamir Xhika.