Basha: Gjendja po përkeqësohet - Top Channel Albania - News - Lajme

2017-02-21 0

Me banorë të Mirditës, kreu i opozitës ndau shqetësimin e rritjes së papunësisë dhe të varfërisë. Në zonat e Fanit, Kthellës dhe Rubikut, banorët u ankuan se po jetojnë në errësirë, për shkak të mbifaturimeve dhe pamundësisë për të paguar energjinë. Ndërsa sipas Lulzim Bashës, Operatori i Shpërndarjes ka abuzuar në një vit me të paktën 21 milionë euro.