Asambleja e Partisë Socialiste ka nisur punimet për të zgjedhur organet më të rëndësishme drejtuese, kupolën e kësaj partie. Pritet që në zbatim të ndryshimeve të reja statutore, Asambleja të zgjedhë Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë, Kryesinë, Sekretariatin Ekzekutiv, Komisionin e Zgjedhjeve, Kryefinancierin dhe Këshillin e Mbikëqyrjes Financiare. Në votim do të marrin pjesë 234 anëtarë të Asamblesë.
Kryetari i PS-së, kryeministri Edi Rama ka çelur punimet, duke u fokusuar tek Referendumi i PS, procesi i anëtarësimeve të reja dhe reformat që PS po udhëheq. Sipas Ramës Kongresi dhe Referendumi i PS, janë motivacion për të ecur përpara.
"Vijmë sot në këtë Asamble pas një Kongresi që i hapi rrugë një referendumi për herë të parë në historinë e partisë sonë por edhe në jetën politike të partive në Shqipëri. Ushtrim i shkëlqyer demokratik me pjesëmarrje shumë inkurajuese dhe shumë motivuese për mua dhe besoj për të gjithë këtu, pasi ajo çka ka ndodhur në këtë periudhë të fundit që kur asambleja vendosi të ndërmarrë një proces hapje të anëtarësisë, është një motivacion i fuqishëm për të ecur me vendosmëri," tha Rama.
Sa i përket anëtrësimeve në PS, kryeministri tha se me zgjedhjen e kryesisë së re, procesi do të intensifikohet në të gjithë territorin. "Procesi i anëtarësimeve të reja nuk ka përfunduar por me zgjedhjen e kryesisë së re do të intensifikohet në të gjithë territorin. Jemi dëshmitar të faktit se sa shumë njerës duan të anëtarësohet. Ky proces ka konfirmuar predispozitën e njerëzve në këtë vend në një përqindje të konsiderueshme për t'u bërë pjesë," u shpreh Rama.
Kreu i PS tha më tej se në muajin qershor kur PS kremton 25-vjetorin e themelimit ëhstë momenti për të bërë një reflektim retrospektiv mbi historinë 25 vjeçare të PS, mbi sfidat, sukseset, arritjet, gabimet dhe për të kremtuar bashkëjetesën mes gjeneratave që e bën partinë tonë një forcë të madhe dhe të ekuilibruar.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi edhe njëherë tjetër kryefjalë të korpusit të reformave reformimin e sistemit të drejtësisë.
Rama u shpreh se PS është e gatshme ta votojë reformën në drejtësi edhe javën që vjen, ndërsa përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë për rivalët se kush tenton ta bllokojë këtë reformë, do t?i faturohet një kosto përvëluese.
?Kam thënë se reforma mund të kalonte në mars, prill, por mund të them se reforma mund të kalojë edhe javën tjetër. Jemi gati javën tjetër. Për ne reforma kalon në pak ditë, sepse ne jemi shumë të qartë për pozicionin tonë dhe jemi të vendosur t?i qëndrojmë besnik popullit shqiptar. Por, pala tjetër nuk është në tavolinë dhe është e vetmja mendje që thotë se ata që janë në tavolinë dhe presin ne nuk e duan atë që tavolinamund të prodhojë dhe ne që s?jemi në tavolinë nuk e duam ata. Jam i bindur se reforma do të kalojë. Kush e pengon reformën do të ketë kosto përvëluese?, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se reforma në drejtësi është kyçi edhe për të ardhmen evropiane të vendit. Sipas tij, pa reformën në dr...