Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Asambleja e re e Partisë Socialiste e dalë nga Kongresi i kësaj Partie nisi punimet në orën 10:00. Asambleja e re ka në përbërje 173 anëtarë të zgjedhur nga vota e më shumë se 1500 delegatëve. 50% e tyre janë gra dhe 50 % burra. Ajo do të zgjedhë Sekretariatin e Përgjithshëm.
Kryeministri, njëkohësisht kryetari i PS-së e quajti ?ushtrim të shkëlqyer demokratik? referendumin me ?pjesëmarrje inkurajuese?
Ndërsa në fjalën e tij u ndal tek miratimi i reformës në drejtësi: Kalimi i reformës para pushimeve të parlamentit është kushti që BE të na hapë derën e negociatave?
Edi Rama: Reforma në drejtësi është kyçi të gjitha dyerve të tjera. Pa reformën në drejtësi të gjitha dyert dhe përpjekja për të bërë shtet kërcënohet për të na kthyer mbrapsht. Duam reformë tërësore. Nuk do të vëmë asnjë veto. Nuk do të kërkojmë asnjë deformim të reformës në funksion të interesave të partisë. Prandaj jo rastësisht jemi partia më e madhe e vendit dhe e koalicionit dhe nuk ka shtuar asnjë gërmë në draftin e paraqitur nga ekspertët e huaj. Unë mund të them që në takimet me partnerët ndërkomëbtarë kam dëgjuar vlerësime të jashtëzakonshme për procesin dhe më shumë se një rast kanë nënvizuar se është një proces që duan ta implementojnë në vendet e tjera. Kjo është një vërtetë e madhe
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/sot-mblidhet-asambleja-e-ps-zgjedh-sekretariatin-e-pergjithshem/