Report TV - Tahiri i përgjigjet PD-së: Nuk kam asnjë lidhje me Shullazin

2017-02-21 2

Mistri i Brendshën Saimir Tahiri i është përgjigjur akzave të Partisë Demokratike duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje me Emiljano Shullazin.

Shullazi është i barabartë përpara ligjit si të gjithë qytetarët, tha sot ministri, duke shtuar se arrestimi i tij tregon se s?ka asnjë mbi ligjin.

Ai tha se bashkëpunimi i policisë për këtë rast me prokurorisë ka qenë shumë i mirë, duke shtuar se në përgjithësi, bashpunimi mes këtyre institucioneve është mjaftueshmërisht i mirë për të çuar para ligjit ata që e shkelin atë.

Ministri deklaroi se Xhelal Mziu, kryetari i bashkisë së Kamzës, "është një i rast ekzemplar i pandëshkueshmërisë". E për këtë nuk është dëgjuar ndonjë fjalë nga Shqupi, shtoi ai.

?Për SHQUP-in nuk ka dallim, SHQUP-i medon së çdo shqiptar do përtypë ça përtyp SHQUP-i, unë nuk kam kohë të merrem me përtypjet e SHQUP-it?, shtoi ai.

Deklaratat, ministri i bëri për mediat pas përurimit të zyrës së komisariatit numër 5 në Kamëz.