Gara në Universitet, Nikolla: Ngjarje e shëmtuar u bë fakt; Rama: Asnjë kandidat i PS

2017-02-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Rama ka mbajtur për herë të parë një qëndrim të qartë ndaj kërcënimit të kandidatit për Rektor Mynyr Koni që nga dita e shtunë kur kjo u bë publike nga ish-kryeministri Sali Berisha. Shefi i Qeverisë e quajti histori të trishtueshme dhe të papranueshme kërcënimin e Z.Koni, por garantoi pedagogët në garë dhe studentët se askush nuk do të cënoje lirinë dhe autonominë akademike. Gjithashtu, shefi i qeverisë tha se Partia Socialiste dhe LSI nuk mbështet asnjë kandidat në garën e Universiteteve, duke e lënë atë në liri të plotë dhe jashtë ndikimit politik.
Për herë parë Kryeministri Edi Rama, ka pranuar publikisht kërcënimin e kandidatit për Rektor të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni. Duke e cilësuar si një ngjarje të trishtueshme dhe të papranueshme, kryeministri Rama tha se nuk do të lejoj askënd të cënoj lirinë dhe autonominë akademike.
Rama: Ajo që ndodhi para tre ditësh nuk dëshmon cënimin e Universitetit por dëshmon vullnetin e plotë të Qeverisë sonë për të mos lejuar askënd dhe për asnjë arsye të cënojë Universitetin.Kjo është e vërteta e thjeshtë e një historie shumë të trishtueshme, terësisht të papranueshme, por që askush nuk mund ta marrë dhe ta përdorë duke përdorur Universitetin për të bërë hesapet dhe nxjerrë përfitimet e veta. Kështu që unë ju siguroj se në çdo rast ne do jemi në krah të Universitetit, të të zgjedhurve, pedagogëve, pa dallim brenda kufijve të kësaj bote.
Një ditë përpara zgjedhjeve në insititucionet e arsimit të lartë, kryeministri Rama ka zgjedhur një nga Universitetet ku inaguroi ambjente shtesë, për të mbajtur një qëndrim të qartë se dhe Partia Socialiste dhe partia e dytë në koalicion LSI nuk ka drejtuar gishtin për të influencuar votën mbi asnjë kandidat.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nikolla-n...

Free Traffic Exchange