?Më lejoni të shpreh bindjen se do t?ia dalim! Ky Kuvend do të mbahet mend si Kuvendi i reformës në drejtësi?.
Kështu u shpreh sot Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në pritjen e organizuar në Pallatin e Brigadave, për 25 vjetorin e vendosjes së pluralizmit parlamentar.
Në prani të deputetëve të të gjitha kohërave të Kuvendit, kryetarëve të partive politike në vend si dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik në Tiranë, Meta shprehu garancinë se konsensusi do të arrihet dhe reforma në drejtësi do të miratohet.
?Konsensusi për çështjet madhore që preokupojnë shqiptarët, duhet të na bashkojë përkrah kësaj përgjegjësie që na kanë ngarkuar qytetarët. Kuvendi ndodhet përpara sfidës madhore të këtyre 25 viteve pluralizëm, miratimit të reformës në drejtësi. Këtë reformë e presin të gjithë, qytetarët shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë. Këtë kohë që kemi përpara ta shfrytëzojmë me urtësi dhe largpamësi për të arritur konsensusin e duhur, pasi reforma në drejtësi. Është përgjegjësia dhe detyra jonë historike për ta çuar këtë reformë përpara dhe për t?i dëshmuar partnerëve tanë ndërkombëtarë se ne jemi të aftë. Më lejoni të shpreh bindjen se ne do t?ia dalim dhe ky Kuvend do të mbahet mend si Kuvendi i reformës në drejtësi?, u shpreh Meta.