Shërbimet e transportit te privati - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-21 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka lëne tre dite punën per te përgatitur dokumentacionin per te ndryshuar pronësisë e automjetit. Ketë te hëne nje qytetar ka ardhur qe ne mëngjes, pranë zyrave te Drejtorisë se Shërbimit Rrugor ne Kashar, per te zëne radhën, por ende deri ne mesdite nuk ka përfunduar pune. Si rasti i tij ka shume te tjerë, te cilët detyrohen te vijnë deri ne Kashar per te kryer nje sere shërbimesh qe ofrohen ne ketë zyre, qe nga rinovimi i patentës, pajisja me leje ndërkombëtare qarkullimi, kontrolli fizik i mjeti etj. Por këto radhe duket se do te shmangen dhe qytetaret s?do te presin ne radhe për ore te tera. Ministria do te licencoje kompani qe do te ofrojne shërbimet e transportit ne tërësi, kundrejt një pagese per çdo te interesuar. Agjencitë do te jene te ngjashme si ne dogane. Ato do te shërbejnë si ndërmjetëse, ndërsa tarifat e shërbimit do t?i përcaktojnë vete. Fillimi i punës se tyre mund te jete muaji maj.

Free Traffic Exchange