Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kur kanë mbetur vetëm 2 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve në insitutcionet e arsimit të lartë, në Universitet duket se është krijuar një situatë pasigurie dhe tensioni pas denoncimit publik se është kërcënuar kandidati për Rektor Mynyr Koni si dhe Rektori aktual Dhori Kule. Studentët nuk duan të komentojnë, ndërsa akademikët thonë se modele të këqija të politikës po implementohen në institucionet e dijes. Universiteti i Tiranës në një deklaratë për mediat, pranon se Rektori aktual Dhori Kule dhe kandidati Mynyr Koni janë kërcënuar dhe kanë informuar strukturat shtetërore.
Tiranë-Në vigjilje të zgjedhjeve në Universitet, denoncimi nga ish-kryeministri Sali Berisha se një nga kandidatët kryesor në këtë garë është kërcënuar nga përfaqësues të botës së krimit për të cilat tha se kanë mbështetjen e kryeministrit Edi Rama ka krijuar një situatë të dukshme tensioni në institucionet e arsimit të lartë.
Auditoret këtë të hënë në Fakultete, ku dhe gara ka qenë më e fortë si tek Shkencat e Natyrës dhe në Fakultetin Ekonomik, kanë shërbyer për mësim por jo për të prezantuar apo ballafaqur programet e kandidatëve.
Madje studentët në Fakultetin e Shkencave të Natyrës nuk duan të komentojnë për këtë proçes.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/rajoni/dekani-mynyr-koni-dhe-rektori-kule-pranojne-publikisht-se-jane-kercenuar/