Report TV - Tritol në makinën e pronares së mobilerisë tek Komuna e Parisit

2017-02-21 6

TIRANË ? Mëngjesin e kësaj të diele banorët e "Komunës së Parisit" janë zgjuar të tronditur për shkak të një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në këtë zonë.

Shpërthimi është regjistruar rreth orës 1:20, duke u gdhirë dita e diel. Sipas burimeve të policisë, eksplozivi ka qenë i vendosur, në pjesën e poshtme të veturës ?Ford? Focus me targa AA234 HN, me ngjyrë gri.

Vetura sipas burimeve të policisë është në pronësi të një prej bashkëpronarëve të kompanisë së prodhimit të dyerve ?Klamizo?.

Pronari i kompanisë së tregtimit të dyerve të blinduara, refuzoi të kishte ndonjë konflikt me ndonjë person të mundshëm. Ai shton se mund të jetë edhe ndonjë ngatërresë.

Por në një regjistrim audio ai lë të kuptohet se incidenti mund të jetë kryer edhe për shkaqe konkurence. "Konkurenca, biznesi, këto inatet mund të jenë...Jam shokuar," thotë ai.

Në vendin e ngjarjes, shihen qartë pasojat e shpërthimit, ku është krijuar një gropë rreth 20 cm e thellë, me një diametër rreth 40 cm.


Sipas burimeve nga policia sasia e eksplozivit të vendosur ka qenë rreth 200 gr tritol. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, ndërsa automjeti ishte i parkur në momentin e shpërthimit dhe është dëmtuar në pjesën e përparme.

Dëme materiale ka pasur edhe në pjesën e dyqanit, ndërsa policia ka marrë veç dëshmisë së pronarëve edhe pamjet e disa kamerave të sigurisë në këtë zonë, për të identifikuar persona të dyshimtë që mund të kenë qenë duke lëvizur para apo pas shpërthimit.