Rastet e familjeve që jetojnë në varfëri ekstreme janë të panumërta në vendin tonë, por rasti i familjes Tuçi në Rrëshen duket se kalon çdo kufi të minimumit jetik.
Zef Tuçi, kryefamiljar vuan edhe nga sëmundja e rëndë e kancerit dhe prej kohësh ai as që e kuron sëmundjen për shkak të kushteve ekonomike. Familja e tij ka si te ardhura mujore vetem 100 mije leke te vjetra qe merr Zefi si pension.
Bashkëshortja e tij thotë se e kanë të pamundur të shtyjnë ditët me ushqim, pasi të ardhurat nuk mjaftojnë as për të blerë ilaçe. Ata kanë tre fëmijë minorenë të cilët detyrohen të vuajn varfërinë e tejskajshme bashkë me prindërit e tyre.
Objekti ku jeton kjo familje vetëm banesë nuk mund të quhet. Ditët me shi çfarë bie jashtë futet brenda. Ndërsa lagështia duket në çdo cep të shtëpisë.