Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vrasja e një dite më parë në Elbasan e Sajmir Beqirit mbetet ende një krim pa autorë, ndërsa hetimet vijojnë. Policia e Elbasanit në një njoftim të publikuar sot, bën të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja të kalibrit 9 mm dhe 2 predha.
Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes është arrestuar roja i karburantit i cili është në pronësi të Beqirit, pasi dyshohet se ka parë ngjarjen, por nuk ka kallëzuar. Po ashtu janë shoqëruar 9 persona dhe janë marrë në pyetje në lidhje me krimin. Policia ka sekuestruar edhe të gjitha kamerat e sigurisë, të objekteve që ndodheshin afër vendit ku ndodhi krimi.
Gazetarja e Ora News, Belinda Ruçaj na informon se një prej autorëve, ose shoqëresi i autorit dyshohet se mbante paruke në kokë, por kjo mbetet për tu verifikuar.
Beqiri ka qene edhe një person i njohur nga policia e Elbasanit. Dy pistat që po hetohen janë lëndët narkotike dhe trafik të qenieve njerëzore, por edhe hasmëria për shkak të vrasjes së vëllait të viktimë
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vrasja-e-sajmir-beqirit-policia-shoqeron-9-persona-sekuestrohen-kamerat-e-sigurise/