Report TV - Rrëzimi i helikopterit, Beqja: I plagosuri, jashtë rrezikut për jetën

2017-02-21 0

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka deklaruar se një person ka mbërritur në spitalin rajonal të Shkodrës, pas rrëzimit të helikopterit. Beqaj u shpreh për Report Tv se i plagosuri ka marrë dëmtime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas tij, një helikopter sanitar është në gatishmëri nëse i plagosuri, i cili dyshohet të jetë piloti i helikopterit, do të ketë komplikacione shëndetësore, ai do të transportohet menjëherë drejt Tiranës.