Report TV - Përkujtohet tragjedia e Otrantos Familjarët: Na dëmshpërbleni

2017-02-20 6

Si sot 19 vjet më parë 84 shqiptarë humbën jetën pasi u mbytën në të ashtëquajturin "Kanali i Otrantos" . Sot familjarët kërkojnë nga autoritet dëmshpërblim dhe autorët para drejtësisë.

Familjarë dhe të afërm të të mbyturve të Otrantos, kanë përkujtuar ditën e sotme nga kalata e portit të Vlorës 19 vjetorin e kësaj tragjedie, ndërsa në sfond dëgjohej boria e tragetit, familjarët kanë hedhur buqeta me lule në det në kujtim të të mbyturve

Kryetarja e shoqatës së të mbyturve të Otrantos dhe një herë i ka bërë thirrje institucioneve përkatëse për një vëmëndje për këta familjarë si dhe u shpreh se ?Familjarët do ta cojmë deri në fund këtë cështje, pra në gjykatën e Hagës dhe të Strasburgut, për të vënë para drejtësisë shkaktarin e kësaj tragjedie e cila është qeveria Italiane e asaj kohe"

Po ashtu dhe të tjerë familjarë kanë shprehur shqetësimin e tyre për mos vëmëndje të pushtetit lokal në varret ku prehen trupat e të mbytureve në varrezat e Babicës, që janë lënë në haresë dhe po shkatërrohen.

Para 19 vitesh nga kjo kalat ku sot hodhën lule familjarët, është nisur anija Katri i Radit me 118 persona në bord, midis tyre gra dhe fëmijë .Ka qënë ora 18 50, ku anija e vogël Shqiptare është goditur nga Anija luftarake italiane 'Sibila', duke u mbytur 84 persona, 34 shpërtuan, dhe 24 humbën në fundin e detit duke mos u gjetur kurre