RRJETE KRIMINALE KONTRABANDOJNË ME FËMIJËT LYPSAR? FËMIJËT LYPSARË TË KËRCËNUAR NË ÇDO MOMENT

2017-01-29 2

Nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në vend vërehet shtimi i numrit të fëmijëve lypsar. Ajo që vërehet edhe më shumë është prania gjithnjë e më e madhe e fëmijëve për të cilët nuk dihet as nga vijnë e as ku përfundojnë pas një dite të rraskapitur. Në emisionin “Gjurmë” u trajtua çështja se kush janë këta fëmijë, për kënd kërkojnë lëmoshë, a e shijojnë lëmoshën ata dhe familjet e tyre dhe sa ata janë të sigurt.

Një i moshuar lypsar i cili ka pranuar të flas në kushte anonimiteti për emisionin “Gjurmë” ka shpjeguar golgotën të cilën e kalojnë lypsarët tjerëIONI “GJURMË”: FËMIJËT LYPSARË TË KËRCËNUAR NË ÇDO MOMENT, kryesisht fëmijë. Sipas tij, janë disa persona kryesisht nga Shkupi të cilët kanë formuar rrjete kriminale dhe rekrutojnë persona të pastrehë, të varfër, pa mbështetje dhe një numër të madh të fëmijëve të cilët i nxjerrin rrugëve për të lypur. Ata i grumbullojnë fëmijët edhe nga qytetet e tjera të vendit, të cilët më pas i grumbullojnë me furgona dhe automjete të ndryshme duke i shpërndarë nëpër zona të ndryshme të Shkupit, të cilat janë më të frekuentuara. Në mbrëmje ata mblidhen bashkë në një pikë të caktuar dhe kthehen nëpër vendet prej nga vijnë. Disa madje kanë edhe lokacione në të cilat edhe i strehojnë viktimat e tyre për ti shpërndarë më lehtë ditën e ardhshme. Padroni ua mbledh atyre të gjitha paratë që grumbullojnë gjatë gjithë ditës, ndërsa si kompensim u japin vetëm dy vakte ushqim.

Nga ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi ” konfirmojnë se edhe ata posedojnë informata për keqpërdorimin e fëmijëve për qëllime të përfitimeve materiale. Nga kjo organizatë thonë se mungesa e shtetësive dhe evidencave zyrtare rrezikon edhe më shumë jetën dhe fatin e fëmijëve të kësaj kategorie, por edhe të familjarëve të tyre

“Duhet patjetër të zgjidhet problemi me fëmijë pa certifikatë nga libri amë i të lindurve. Edhe pse kemi kontakt me Ministrinë për punë dhe politikë sociale dhe nuk përshtatemi me numrat, vlerësojmë se numri i tyre prej 330 fëmijë të evidentuar qënuk posedojnë certifikatë nga libri amë i të lindurve, është një alarm i madh, se në Maqedoni ka numër të madh prej ndoshta edhe 1500, 2000, madje edhe deri në 4000 fëmijë pa certifikatë nga libri amë i të lindurve”, tha Dragi Zmijanac nga ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi”.

Ai shtoi se këta fëmijë jo vetëm që nuk mund të realizojnë asnjë të drejtë elementare të tyre, siç janë e drejta e jetës, e drejta e shëndetit, e drejta e arsimit “por mbi ta bëhet një diskriminim I paparë, ata nuk ekzistojnë në planetin tokë, nuk ekzistojnë në hartën e Republikës së Maqedonisë dhe ata mund të jenë viktima njëjtë sikur që janë viktima 10 000 fëmijë të tjerë, të rutinës së migrantëve. Ata thjesht mund të rrëmbehen, kidnapohen, të shiten organet e tyre dhe po ashtu të vendosen në prostitucion fëmijësh.