Video e rrallë Ja si i varrosnin të gjallë Shqiptarët e Kosovës, shkjatë e serbisë.

2016-12-26 202

Lufta e Kosovës
Qeveria e Serbisë ka bërë shumë pak për tu përballur me serbët të akuzuar për krime lufte; bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë ende "quhet si detyrim stresues, çmim i nevojshëm për tu futur në Bashkimin Europian".
Presidenti Jugosllav Sllobodan Millosheviç, bashkë me Milan Milutinović, Nikola Šainović, Dragoljub Ojdanić dhe Vlajko Stojiljković u akuzuan nga ICTY për krime kundër njerëzimit dhe duke përfshirë vrasje, zhvendosje me forcë, deportim, dhe "persekutim për shkaqe politike, rraciale dhe fetare".
Në 2001, Presidenti Vojsllav Koshtunica "luftoi me dhëmbë e me thonj" kundër përpjekjeve për të vënë Milloshviçin para një gjykate ndërkombëtare por nuk mundi ta parandalonte këtë gjë pas daljes në skenë të provave të tmerrshme të luftës. Në tetor 2003, u shtuan akuzat për ish-shefin e shtabit të forcave të armatosura Nebojša Pavković, ish-komandantin e trupave të ushtrisë Vladimir Lazarević, ish oficerin e policisë Vlastimir Đorđević, dhe Sreten Lukić.
Të gjithë u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe thyerje të ligjeve dhe rregullave të luftës.
Më vonë, Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë e OKB-së (ICTY) zbuloi ligjërisht se Serbia "përdor(i) dhunën dhe terrorin për të larguar me forcë shqiptarët e Kosovës nga shtëpitë e tyre përtej kufirit, në mënyrë që autoritet të merrnin kontrollin mbi Kosovën ... Kjo fushatë u drejtua nga Ushtria dhe forcat policore (MUP) të Ministrisë së Brendshme nën kontrollin e RFJ dhe autoriteteve serbe, të cilat ishin përgjegjëse për dëbimet masive të civilëve shqiptarë nga shtëpitë e tyre, po ashtu edhe incidente vrasjesh, sulme seksuale, dhe shkatërrimit me dëshirë të xhamive." /Shqiperiaime.al

Free Traffic Exchange