Report TV - Rama: Familjeve në nevojë u zerohet kamatëvonesa

2016-12-18 1

Pas shpërblimeve me rastin e festave të fundvitit me 6 mijë lekë për pensionistët dhe 2 mijë lekë për familjet në nevojë dhe PAK, kryeministri Rama në rubrikën e ?Komunikimit Javor? dha edhe një tjetër lajm të mirë, duke deklaruar se për këtë kategori do të zerohet edhe kamatëvonesa për energjinë elektrike.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 66539 personave, që përfshijnë pensionistët, familjet në nevojë si dhe personat me aftësi të kufizuar do t?u zerohen kamatvonesat kundrejt një pagese simbolike në 20 lekë. E ndërsa për familjet që marrin statusin e një qytetarit të mirë do kamatëvonesa do t?u reduktohet deri në vlerën e 80%.
Për kryeministrin, shuma që paguante shteti për ata që abuzonin energjinë tashmë nuk do të shkojë më për ?vjedhësit? por falë tyre, sot qeveria është në gjendje të bëjë një lehtësim për konsumatorët