Kapet grupi i shpërndarësve “Vip” të kokainës në Durrës

2016-12-18 81

Tre persona pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në shpërndarje të dorgave të forta në qytetin e Durrësit, u arrestuan policia, pas një hetimi disa mujor të zyrës së anti-drogës. Ndërkaq tre persona të tjerë, u proceduan penalisht në gjendje të lirë në prokurori.

Florian Likmeta 41 vjeç, të cilin e shihni në këtë foto të siguruar nga Televizioni Klan, cilësohet nga policia si koka e grupit, ku bënin pjesë edhe Detar Rama dhe Erti Bllaca.

Këta dy të fundit sipas policisë ishin shpërndarësit e Likmetës dhe u kapën të parët nga blutë, pranë Bashkisë së Durrësit. Pas tyre në zonën e Plazhit, policia kreu kontrolle, ku arrestua Likmeta.

Grupi dyshohet se shpërndante lëndën narkotike në pabet e zonës së Plazhit, në Currila, pranë zonës së Vollgës, bashkisë dhe zona të tjera.

Grupi vepronte kryesisht natë, ndërsa gjatë hetimit, policia ka identifikuar disa italianë funksionarë të organizatave të ndryshme në Shqipëri, të cilët ishin klientë të grupit.

Personat e shpërndanin kokainën dhe marijaunën, me motor, apo biçikletë, për të mos rënë në sytë e policisë. I arrestuari Likmeta, ka vetëm pak muaj që është liruar nga burgu, pasi në vitin 2014, ishte arrestuar po me kokainë.

Ai ishe dënuar me pesë vite bug, por pas vuajtjes së dy viteve burg, ai kishte dalë me kusht. Ndërkaq, tashmë Likmeta, pas dënimit që mund të marrë në lidhje me këtë rast, duhet të vuajë edhe tri vite burg, për dënimin e parë për të cilin ishte liruar me kusht./ TV KLAN