Vëmendja e radhës nga ana e Bashkisë së Tiranës, për rehabilitimin e blloqeve të pallateve, ka qenë në bllokun nr 1 në Laprakë.
Nisur nga numri i banorëve që përfitojnë nga kjo ndërhyrje, kryebashkiaku Erjon Veliaj tha se investimi në këtë zonë është më i rëndësishmi, pas atij te sheshi Skënderbej.
Erjon Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë: Dhurata më e mirë e Vitit të Ri për këta banorë është se i themi lamtumirë baltës dhe mirë se erdhe civilizimit, gjelbërimit, asfaltit, këndit të lojrave, ndriçimit, kanalizimeve.Bashkia do të ofrojë banesa sociale dhe bonus qiraje, por nuk mund të mbajmë peng jetët e 20 mijë banorëve që preken nga ky projekt sepse dy vetë kanë vendosur të ndërtojnë në hapësirën e përbashkët ose të bllokojnë një rrugë.
Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të përkrahin projektin për diferencimin e mbetjeve që në burim, për të kontribuar jo vetëm në një infrastrukturë të mirë pro edhe në mbajtjen pastër të qytetit./ TV KLAN