40 mijë banorë mbeten pa energji elektrike në kryeqytet

2016-12-18 16

Rreth 40 mijë banorë të 30 fshatrave të Tiranës kanë mbetur pa energji elektrike për disa orë gjatë së dielës për shkak se kabulli i linjës Kinostudio-Lanabregas u dëmtua nga një firme private.

Operatori Shpërndarjes se Energjisë Elektrike ngre shqetësimin se ky është rasti i 15 vetëm për këtë muaj në kryeqytet, që firmat e ndryshme private bëhen shkak për të lënë në errësirë banorët.

Për rastet e mëparshme OSHEE ka bërë kallëzim penal, ndërsa për këtë të së dielës po bëhet hetim nga policia.

Disa nga zonat që mbeten pa energji janë: Lanabregas, Linzë, , Surrel, Priskë, Fushë Farkë etj.

Përveç kallëzimeve penale për kompanitë që shkaktojnë dëmtime të rrjetit, OSHEE ka bërë të ditur se po përgatit një draft ligjor, që t?i propozojë qeverisë ashpërsim masash për subjektet private, deri ne përjashtim në konkurrime publike./ TV KLAN