Alarmi për reformën zgjedhore - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-18 15

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
6 muaj para zgjedhjeve parlamentare reforma zgjedhore ka mbetur thuajse ne piken zero. Përplasjet per rekomandimet e OSBE - ODIHR sipas LSI, janë nje sinjal alarmi per dështimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. LSI-së u kërkon PS dhe PD te angazhohen konkretisht per reformën, ndërsa vetofrohet për gjetjen e konsensusit politik.?LSI është e gatshme të bashkëpunojë dhe të ofrojë kontributin për konsensusin e nevojshëm, që ajo të realizohet me konsensusin e të gjitha palëve. Reforma zgjedhore duke garantuar zgjedhje, sipas standardeve do mundësojë edhe reformës në drejtësi e te tjera që lidhen me integrimin Europian. Pra që të arrihen zgjedhje me standarde, është e rëndësishme dhe përgjegjësi e madhe që të realizohet reforma zgjedhore. Ky është testi i radhës për angazhimin dhe kontributin real i partive, për ët treguar se çfarë kanë thënë e kanë përgjegjësi reale.?Luan Rama nuk ka pa komentuar edhe përplasjet e nje dite me pare me selinë blu, e cila akuzoi Metën se ishte bashkautor ne te gjitha grabitjet qe Edi Rama u ka bere shqiptareve ne këto tre vjet.?PD është sovrane në qëndrimet që mban, ashtu si edhe LSI në qëndrimet dhe nismat e saj.?Një ditë më parë, LSI i kujtoi kreut te opozitës se problemi i vetëm i PD ishte kapja nga oligarkia.