Dëmtohet rrjeti elektrik, 30 fshatra pa drita në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-18 24

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje tjetër firme zbatuese e projekteve ne Tirane le pa energji elektrike mijëra banore te kryeqytetit. Gjate punimeve per sistemimin e rrjetit te ujësjellës-kanalizimeve, mëngjesin e se dielës punonjësit e kompanisë kontraktore kane dëmtuar rende rrjetin e tensionit te larte te linjës Kinostudio-Lanabregas, pranë Institutit te Fizikes Bërthamore. Si pasoje e kësaj ndërhyrje te pastudiuar me pare, 40 mije banore te 30 fshatrave përreth Tiranës, Linze, Dajt, Surrel, Priske, Lanabregas, antenat e televizioneve, si dhe vilat qeveritare ne Dajt kane mbetur pa energji. E menjëhershme ka qene ndërhyrja e OSHEE ne zone dhe denoncimi i ngjarjes ne polici. Kryeinxhinieri Egert Mema deklaroi se kompania ka punuar jashtë rregullave teknike dhe nuk ka kërkuar me pare kodet e rrjetit nga Operatori i Shpërndarjes. Ky është rasti i 15 brenda këtij muaji qe kompanitë zbatuese te projekteve te ndryshme ne Tirane dëmtojnë rrjetin dhe lëne pa energji mijëra banore te kryeqytetit. Ministria e Energjetikes po harton nje pakte masash ndëshkuese per te gjitha kompanitë qe gjate punimeve shkaktojnë dëme ne rrjetin e energjisë elektrike.

Free Traffic Exchange