Ora News –Rikualifikimi urban në Laprakë, Veliaj: Përfitojnë 20 mijë banorë

2016-12-18 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës vijon ndërhyrjet e saj në të gjithë kryeqytetin për rehabilitimin e blloqeve të pallateve. Këtë fundjavë ka nisur puna për rikualifikimin urban të bllokut Nr. 1 në Laprakë, që kufizohet nga rrugët ?Don Bosko? ? Shinat e Trenit (Filanto) ? Rr. ?Turhan Pashë Përmeti? ? ?Ibrahim Pashë Bushatlliu? ? ?Lord Bajron? ? ?Riza Cuka? ? ?Learton Vathi? ? ?Pandi Dardha? ? ?Dritan Hoxha?. Kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi këtë investim si vijimin e mbajtjes së premtimeve, duke shtuar se investimi në Laprakë është më i rëndësishmi, pas atij te Sheshi Skënderbej, jo vetëm për nga vlera, por edhe për numrin e banorëve që përfitojnë.
?Nuk ka gjë më të bukur se të mbyllësh vitin, duke mbajtur fjalën që ke dhënë në fillim të vitit. Këtu flasim për mbi 40 ha hapësirë, 42-43 rrugë, një nga zonat më të banuara të Tiranës, e pasuruar rishtas me banorë. Dhurata më e mirë e Vitit të Ri për këta banorë është se i themi lamtumirë baltës dhe mirë se erdhe civilizimit, gjelbërimit, asfaltit, këndit të lojrave, ndriçimit, kanalizimeve?, tha Veliaj. Kreyebashkiaku u shpreh se ky investim është prova konkrete e angazhimit të Bashkisë së Tiranës për t?i trajtuar të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, pavarësisht nëse jetojnë në qendër apo në periferi të qytetit. Ai u shpreh se Njësia 11 kthehet në një nga zonat që ka njohur më shumë investime në Tiranë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rikualifikimi-urban-ne-laprake-veliaj-perfitojne-20-mije-banore/

Free Traffic Exchange