Biletë elektronike në autobusë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-18 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Transporti urban ne Tirane është nje nga me te kritikuarit për cilësinë e shërbimit. Krahas vonesave ne stacione dhe gjate udhëtimit, pasagjeret përballen dhe me arrogancën e faturinove qe shpesh refuzojnë te te japin biletën. Por duke filluar nga 2017 ne linjat urbane ne kryeqytet punën e faturinos do ta kryeje bileta elektronike. Këtë projekt e beri publik kryetari i bashkisë Erion Veliaj. Sipas tij vitin e ardhshëm ne transportin urban do te aplikohet bileta elektronike. Veliaj sqaron se projekti i Bashkisë per përmirësimin e transportit urban është gati. Pushteti vendor është ne pritje te vendimit te qeverise per miratimin e biletës elektronike, nje nga kërkesat e Bashkisë per te nisur ndryshimet ne transportin publik te kryeqytetit. Bileta elektronike eshte nje metode qe aplikohet gjerësisht ne vendet europiane dhe jo vetëm. Kjo forme eliminon praninë e faturinos, abuzimet, por dhe nuk lejon udhëtimin e pasagjereve pa check-uar me pare biletën elektronike ne pajisjen qe vendoset pranë vendit te shoferit.