Report TV - Bashkia e Tiranës nis rikualifikimin e bllokut Nr.1 në Laprakë

2016-12-18 2

Bashkia e Tiranës vijon ndërhyrjet e saj në të gjithë kryeqytetin për rehabilitimin e blloqeve të pallateve. Këtë fundjavë ka nisur puna për rikualifikimin urban të bllokut Nr. 1 në Laprakë, që kufizohet nga rrugët ?Don Bosko? - Shinat e Trenit (Filanto) - Rr. "Turhan Pashë Përmeti" - "Ibrahim Pashë Bushatlliu" - "Lord Bajron" - "Riza Cuka" - "Learton Vathi" - "Pandi Dardha" - "Dritan Hoxha". Kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi këtë investim si vijimin e mbajtjes së premtimeve, duke shtuar se investimi në Laprakë është më i rëndësishmi, pas atij te Sheshi Skënderbej, jo vetëm për nga vlera, por edhe për numrin e banorëve që përfitojnë.

Free Traffic Exchange