Report TV - Lezhë, kontestohen zgjedhjet për emrat e rinj të Dhomës së Avokatisë

2016-12-18 6

Nga Elkier Bushkolaj
Nuk kanë munguar përplasjet në procesin për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të Dhomës së Avokatisë së Qarkut Lezhë, ku veç avokatëvë të Lezhës, Mirditës e Kurbinit janë edhe ato të Krujës.

Avokatët e Mirditës që përbëjnë edhe mazhorancën në këtë Dhomë kane bojkotuar mbledhjen që sipas tyre ka patur shkelje të shumta.

Duke nisur që nga njoftimi i vonuar, mungesa e listë-prezencës dhe heqja nga lista e shumë avokatëve janë disa nga arsyet e këtij bojkoti, për të cilin avokatët e Lezhes dhe Mirdites do t'i drejtohen Gjykatës Administrative.

Avokatët Adrian Leka dhe Ndre Molla zotohen se bojkoti do të vijojë deri atëherë, ku procesi të përmbyshë standartet

Ne lidhje me pretendimet e avokateve nga Lezha dhe Mirdita, perfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Avokatise nuk kanë dhënë ende asnjë shpjegim.